Detaje të reja nga hetimi i vrasjes së Klodian Rashës/ Prokuroria: Do zbulojmë nëse Nevaldo Hajdaraj njihej me viktimën

12/01/2021 12:12
Autori Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha

Prokuroria e Tiranës do të kryejë edhe një verifikim të fundit për të zbuluar zbardhjen e motivit të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj dhe për të hedhur dritë nëse ata njiheshin më parë apo jo.

Sipas dosjes së vrasjes së Klodian Rrashës, në orët e fundit të këtij hetimi,çështja është në fazën e zbulueshmerisë së motivit.

Prokuroria ka marrë indicie se viktima dhe polici Nevaldo Hajdaraj njiheshin me njëri-tjetrin. Prokuroria do të pyesë shokë të viktimës për të mësuar shkakun dhe motivin e vrasjes.

Njohjen me Klodian Rrashën, Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasje me dashje e ka mohuar gjatë dhënies së dëshmisë.

Kualifikimi i kësaj akuze kërkon motivin apo shkakun e vrasjes. Verifikimi nëse kishin njohje apo jo është veprimi i fundit hetimor përpara se t’i dorëzohet gjykatës. Ndërkohë familjarët e Rashës kane marrë avokat për të monitoruar procesin hetimor.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të 8 prillit pak metra nga shtëpia e tij në kryeqytet, ngjarje që u pasua me protesta të zhvilluara për 7 ditë nga qytetarët që kërkonin drejtësi, ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën më herët ka shprehur pendesën për vrasjen e të riut.

Qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor për familjen e tij. SHCBA ka nisur hetim në repartin “Shqiponja” ku do të bëhen hetime që nga rekrutimi deri te veprimet policore

Top Channel