“Blindohet” Fieri/ Rama pritet të vizitojë tokën ku do të ndërtohet spitali i bastit me Erdoganin

12/01/2021 10:37
Pamje nga Fieri

Fieri është blinduar ditën e sotme pasi pritet qëkryeministri i vendit, Edi Rama të vizitojë tokën ku do të ndërtohet spitali rajonal.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen atje për të parandaluar çdolloj agravimi debati mes pronarëve të tokës dhe Ramës. Media nuk është lejuar që të afrohet më shumë se 500 metra nga toka e ndërtimit të spitalit rajonal në fshatin Daullas. Nga forcat blu gjithashtu është ndaluar çdo makinë që ka kaluar në rrugë,

Kujtojmë se pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit kundërshtuan çmimin shitjes së tokës prej 260 lekësh për metër katror edhe pas ndërhyrjes nga kryebashkiaku Armando Subashi.

Lidhur me këtë, kryeministri tha ditën e djeshme se autoritetet duhet të bisedonin me pronarët dhe sa më shpejt të mbylleshin dokumentet për shkak se punimit nisin këtë javë.

Ai tha se spitali do të jetë publik dhe pronarëve u ofrua që të gjithë banorëve të zonës në pjesën tjetër të tokës do t’i jepen leje për të ndërtuar njësi shërbimi për të gjithë ata që do vizitojnë këtë spital.

Kujtojm se presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara, se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati.

Më 9 janar, Rama shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do të  hidhen themelet e spitalit të ri, ku tha se për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do të administrohet  nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptarë.

Top Channel