Spitali i bastit me Erdogan/ Kryeministri shkon në Fier për të parë vendin ku do ndërtohet

09/01/2021 15:17

I sapo kthyer nga Ankaraja nga ku mori premtimin e presidentit turk Erdogan për ndërtimin e një spitali te ri para zgjedhjeve, Edi Rama nuk humbi kohe dhe shkoi ne Fier për te caktuar vendin ku do hidhen themelet.

Rama: Sfida është se ky spital do ndërtohet për disa muaj, duhet të përcaktojnë me urgjencë zonën, ajo duhet të jetë në anë të autostradës duhet të ketë akses të plotë në infrastrukturë. Javën tjetër nis puna.

Për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do administrohet  nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptar. “Shërbimi do te jete falas”, u zotua kryeministri.

Rama: Pra menaxheri, shefi i burimeve njerëzore , shefat e pavijoneve  do te jene te gjithë te sistemit shëndetësor publik të Republikës së Turqisë.  Do jetë shërbimi falas  si çdo spital publik me vend. Pas një periudhe tranzitore nga pikëpamje e menaxhimit dhe drejtimit do i kalohet mjekëve shqiptar.

Para nisjes se punës, kryeministri shpërndau porositë e fundit.

Rama: Javën tjetër fillon puna, vijnë të hënën njerëzit të ngarkuar për këtë punë. Projektin po e bëjnë gati. Ne do i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. Po s’u bë të mos jetë për fajin tonë.

Pas përcaktimit të zonës, me  pronaret e tokës ku do te ndërtohet spitali i ri kryeministri tha se do lidhet marrëveshje për shpronësimin e tyre.

Top Channel