Prodhuesi amerikan i makinave Ford tha se do t’i mbyllë tri fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadave të pranisë në këtë vend.

Ford fajësoi pandeminë e koronavirusit, e cila tha se i ka zvogëluar më tej shitjet dhe ka rritur “humbjet e konsiderueshme” në rajon.

Rreth 5,000 njerëz, kryesisht në Brazil, pritet të humbasin vendet e punës.

Vendimi është pjesë e një ristrukturimi global të Fordit, i cili po përpiqet të përmirësojë performancën e tij financiare.

“Me më shumë se një shekull në Amerikën e Jugut dhe Brazil, ne e dimë se këto janë veprime shumë të vështira, por të domosdoshme për të krijuar një biznes të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, tha shefi ekzekutiv i Fordit, Jim Farley.

Kompania ka hapur fabrikën e saj të parë të montimit në Brazil në vitin 1920.

Ajo ka shkurtuar qindra vende pune vitin e kaluar, për shkak të rënies së shitjeve, si pasojë e pandemisë.

Top Channel