Kavajë/ Përfshihet nga flakët një banesë, pëson dëmtime nga zjarri një person

12/01/2021 13:05

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Luz i Vogël, Kavajë.

Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës  12:40.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2021, rreth orës  12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel