Rusia kërkon burgosjen e liderit opozitar, Alexei Navalny

12/01/2021 16:24

Autoriteti rus i Burgjeve (FSIN) ka kërkuar që Alexei Navalny të zëvendësojë dënimin me kusht në çështjen Yves Rocher me burgim efektiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vet lideri i pozitës ruse, duke shtuar se, ai mund të burgoset nëse kthehet në Rusi pas helmimit të tij.

Kritiku i presidentit Vladimir Putin, i cili aktualisht është duke u shëruar në Gjermani pas asaj që shkencëtarët evropianë kanë konfirmuar helmim e tij me agjentin nervor Novichok, është zotuar se do të kthehet në Rusi pasi të shërohet plotësisht.

“Putini është aq i tërbuar pasi i mbijetova helmimit nga ana e tij, saqë ai urdhëroi FSIN të shkonte në gjykatë dhe të kërkonte që dënimi im me kusht të ndryshohej në një dënim efektiv. Pavarësisht nga fakti se dënimi im me kusht ka përfunduar më 30 dhjetor [2020]”, ka njoftuar ai në Twitter.

Përpjekjet e mëparshme të FSIN-it për të rrëzuar dënimin me kusht të Navalnyit dhe burgimin e tij, ishte refuzuar nga një gjykatë në Moskë në vitin 2017.

Kujtojmë se më 20 gusht të vitit të kaluar, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok.

Top Channel