Rama shikon nga afër tokën ku pritet të ndërtohet spitali i premtuar nga Erdogan

12/01/2021 14:33

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër tokën në Mbrostar të Fierit ku pritet që të ndërtohet spitali i premtuar nga Turqia.

Kujtojmë se pronarët e tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit kundërshtuan çmimin shitjes së tokës prej 260 lekësh për metër katror edhe pas ndërhyrjes nga kryebashkiaku Armando Subashi.

Lidhur me këtë, kryeministri tha ditën e djeshme se autoritetet duhet të bisedonin me pronarët dhe sa më shpejt të mbylleshin dokumentet për shkak se punimit nisin këtë javë.

Ai tha se spitali do të jetë publik dhe pronarëve u ofrua që të gjithë banorëve të zonës në pjesën tjetër të tokës do t’i jepen leje për të ndërtuar njësi shërbimi për të gjithë ata që do vizitojnë këtë spital.

Top Channel