‘Do vriste të gjithë familjen’/ Ekzekutimi shqiptarit dhe plagosja e dy djemve të tij, mediat greke: Autori drejt arrestimit…

12/01/2021 13:36

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mbrëmë në Athinë, ku i vrarë mbeti Edmond Llangozi dhe të plagosur dy djemtë e tij si dhe një kamariere.

Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital.   Sipas dëshmive të bëra në polici nga
bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i kësaj masakre, ai është një 54-vjeçar i cili fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen para tij.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel