Turqia nuk ka humbur kohë në nisjen e ndërtimit të spitalit të Fierit. Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e të martës në zonën e planifikuar për ndërtimin e spitalit dhe bashkëbisedoi me drejtuesit e  kompaninë turke YDA Grupo. Drejtuesi i punimeve tha:

“Duhet të nisim punën. Djemtë janë këtu që tani, do jetë kjo skuadra që do fillojnë punën. Zoti Kryeministër. Kjo është toka. Kjo është skuadra. Adnani është heroi që bëri aeroportin e Stambollit për 11 muaj”.

Kryeministri Rama duke mirëpritur ardhjen e ekipit turk bëri këtë koment.

“Sfida është shumë e madhe siç mund ta kuptoni. Ju jeni ndër ata që ka reputacionin e madh për zhvillimin e projekteve shumë sfiduese. Tani ne jemi këtu në dispozicionin tuaj, çdo gjë do të jetë si e kërkoni ju. Me mbështetje të plotë. Plani që keni ju parashikon që shumë njerëz të punojnë këtu, prandaj mirë se vini dhe ambasadori nga ana juaj dhe ne nga ana jonë do të japim mbështetje të plotë”.

Drejtuesi kompanisë turke thotë se  20-30% e punonjësve do të jenë shqiptarë  shqiptare dhe pjesa tjetër do vijë  nga Turqia.

“Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambasadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim dhe ishalla para zgjedhjeve do jemi të nderuar të hapim spi”.

Top Channel