1 vit mbrojtje/ Vaksina e Moderna-s mbërrin në Itali

12/01/2021 09:58

Në Itali ka mbërritur vaksina e Modern-as. Furgoni me 47 mijë dozat e para nga Belgjika është parkuar në Romë.

Stoku do të dërgohet në ‘Istituto Superiore di Sanità (Iss)’ në Romë, për t’u shpërndarë më pas në 4-5 Rajone të identifikuara nga komisioneri i emergjencave Domenico Arcuri.

Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaçeve.  Vaksina antiCovid e prodhuar nga kompania Moderne e bioteknologjisë pritet të mbrojë kundër koronavirusit për të paktën një vit.

“Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit,” tha Tal Zaks, drejtor mjekësor i Moderna, në konferencën e 39-të vjetore të shëndetit të JP Morgan.

“Kompania – vazhdoi ai – tani do të duhet të kontrollojë nëse është e mundur të zgjatet mbrojtja duke shtuar një dozë të tretë”. Aktualisht, vaksina bëhet në dy doza me një muaj ndarje.

Top Channel