05:05
FBI arreston pesë individë, pjesë e një operacioni të Pekinit
Byroja Federale e Hetimeve arrestoi pesë persona të mërkurën në lidhje me një skemë për të detyruar një ish-zyrtar komunal kinez dhe familjen e tij që banojnë në Shtetet e Bashkuara, që të kthehen në Kinë si pjesë e fushatës anti-korrupsion të Kinës “Operation Fox Hunt” — “Operanioni Gjuetia e Dhelprave”. Të pesë burrat, njëri prej të cilëve ka marrë shtetësinë amerikane, u arrestuan në shtetet Nju Xhersi, Nju Jork dhe Kaliforni mëngjesin e së mërkurës, thanë zyrtarët. Tre të tjerë, që akuzohen në lidhje me skemën, ndodhen në Kinë.