Blen makinë të lirë për të birin në ankand, burri gjen brenda drogë me vlerë $250 000

18/01/2021 19:26

Makina ishte sekuestruar si pjesë e një aksioni policor anti-droga dhe kur Rick Joyner e bleu atë për të birin, pyeti nëse ishte kontrolluar mirë nga qentë nuhates.

Megjithse  policia u përgjigj duke thënë se ishte “e pastër” babai që e bleu atë si makinën e parë të djalit të tij, i bëri atij gjithashtu dhuratën e drogave në vlerë 250,000 dollarë.

Rick Joyner, nga Madison në Alabama, kishte si buxhet vetëm disa qindra dollarë për të blerë një automjet për djalin e tij të adoptuar Tyrese Allen.

Ai mendoi se do të përfitonte më shumë nga një ankand qeveritar të pronave të sekuestruara nga policia, dhe në fakt nuk e kishte gabim.

Makina tip Ford Taurus që ai bleu në ankandin qeveritar në Tennessee i kushtoi $500.

“I thashë atij se mund të gjeja diçka të leverdisshme nga ankandet e sekuestrimeve të drogave,” tha Rick.

Rick e Tyrese shkuan më pas në Tennessee për të marrë makinën. Aty ai bisedonte me oficerët e policisë, duke u thënë: “Ishte plot me mbeturina e gjëra të ndryshme, por ata më thanë ‘çfarëdo që të gjesh aty brenda, është e jotja.’”

“Unë i kisha pyetur ata nëse e kishin kontrolluar me qen nuhatës, dhe më tha se nuk ka problem, kanë marrë gjithçka që u duhet”.

Por kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Alabama, Rick hapi bagazhin e Taurus dhe nisi të kontrollonte sendet.

“Kur nisëm të nxirrnim gjërat jashtë nga bagazhi, gjeta një qese plastike me dy objekte të mbështjella me ngjitëse. Ishin shumë të rënda,” tha Rick.

Ai shtoi: “Unë i pashë dhe e dija që kishte diçka që nuk shkonte.’”

Rick telefonoi zyrën e sherifit dhe më pas u informua se dy objektet e mbështjella përmbanin heroinë me vlerë ‘rruge’ prej 250 000 dollarë.

Tyrese tha për gazetarët: “Besoj se do ta mbaj mend për gjithë jetën pasi ishte e papritur që në një ditë të zakonshme të gjenim dy kilogramë heroinë në bagazhin e makinës”.

FOTO GALERI
1/2
Ford Taurus 2000, makine e mire per shofer per here te pare, ashtu si dhe per shperndares drogash

Top Channel