E mërkurë, 28 Tetor 2020
17:04
​Manchester United po planifikon të bëjë lëvizje për Calhanoglu

“Djajtë e Kuq” janë duke e bërë gati një kontratë pesë vjeçare për yllin e AC Milan.

17:02
Haradinaj pas takimit me Thaçin: S’biseduam për presidentin dhe Specialen

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pasditen e sotme është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se në këtë takim nuk u bisedua posti i presidentit.

17:01
Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzohet.

16:59
​Ministria ruse e Shëndetësisë u ndalon mjekëve të bëjnë deklarata publike për COVID-19

Ministria ruse e Shëndetësisë u ka dërguar një urdhër mjekëve dhe institucioneve mjekësore, duke u kërkuar atyre të koordinojnë çdo koment publik mbi pandeminë COVID-19, bëjnë të ditur burime të portalit Meduza, përcjell KosovaPress. 

16:55
Peshkaqeni masakron zhytësin 13-vjeçar dhe instruktorin në Sharm El-Sheikh

Një djalë 13-vjeçar fatkeqësisht ka humbur krahun kurse guida e tij e zhytjes humbi njërën këmbë pas sulmit nga një peshkaqen në rezortin e njohur turistik të Sharm El-Sheikh në Egjipt.

16:50
Padia nga të eliminuarit, SPAK: Kriteret e pranimit, sipas modelit të FBI-së! Kandidatët e BKH po mbikëqyren nga tre prokurorë

Kandidatët të cilët po garojnë për të qenë pjesë e Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke u mbikëqyrur prej një komisioni të përbërë nga tre prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të përzgjedhur në mënyrë rastësore.

16:48
Forumi i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, Pompeo: Nder për Shqipërinë dhe tolerancën e saj

Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo e ka cilësuar Shqipërinë si një vend që duhet të jetë i nderuar për mbështetjen që ka bërë për hebrenjtë në luftën  e dytë botërore.

16:41
E veshur thjeshtë me tuta dhe pulovër, Wanda Nara tërheq vëmendjen në mes të luksit… (FOTO)

Jo vetëm partnerja e menaxherja e bashkëshortit të saj Mauro Icardi, por Wanda Nara është shumë e komentuar edhe jashtë skeptrit futbollistik.

16:33
Sërish shifra të larta! Ndërrojnë jetë 6 persona nga COVID, 311 raste të reja gjatë 24 orëve

Vendi ynë është përballur sërish me shifra të larta të të prekurve e të vdekurve me COVID.

16:28
E rëndë/ Vret dy vajzat binjake 7-vjeçare e më pas veten, raportohet se nëna kishte probleme për kujdestarinë

ShBA-ja është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

16:26
Covid, jashtë kontrollit/Shpërthejnë shifrat në Rajon

Situata e pandemisë është përkeqësuar me ritme të shpejta në rajon.

16:25
Forumi i Ballkanit 2020 kundër antisemitizmit, Rama: Shqiptarët kanë rrezikuar jetën e tyre për hebrenjtë

Ka nisur Forumi i Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar, një vendim i rëndësishëm e historik në luftën globale kundër urrejtjes e diskriminimit të hebrenjve.

16:11
Si të trajtojmë ankthin në mënyrë natyrale

Ankthi është shtuar dhe vetëm shqetësimet për COVID-19 kanë çuar në një rritje prej 34 për qind të recetave për medikamente kundër ankthit.

16:09
“Dritë…për nesër”/ Bashkia e Tiranës organizon koncert homazh për viktimat e Covid-19 në Shqipëri

Bashkia e Tiranës përkujton sot viktimat që ka shkaktuar Pandemia Covid-19 në Shqipëri.

16:01
OBSH: Bllokimet mund të shmangen nëse të gjithë bëjnë atë që u takon

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndalim-qarkullimeve për shkak të koronavirusit mund të shmangej, nëse njerëzit do të kontribuonin për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërkohë masat e fundit kufizuese kanë shkaktuar zemërim në Itali dhe përçarje mes popullatës në Spanjë.

15:58
Kritika drejtorit ekzekutiv të USAGM-it për heqjen e masave mbrojtëse nga ndërhyrjet politike

Ligjvënës republikanë dhe demokratë kritikuan ashpër kreun e Agjensisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale (USAGM) për shfuqizimin e një rregulloreje, që synonte të mbronte nga ndërhyrja editoriale Zërin e Amerikës dhe rrjetet e tjera të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

15:58
Aloe Vera kundër sinozitit dhe shqetësimeve të frymëmarrjes

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjerësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.

15:51
Franca i thotë Turqisë se nuk do të dorëzohet ndaj “përpjekjeve të frikësimit”

Franca do të vazhdojë luftën e saj kundër ekstremizmit islamik, pavarësisht kritikave nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe nuk do të dorëzohet në “përpjekjet e destabilizimit dhe kërcënimit”, tha të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal.

15:48
Emërohet pasuesi i Bartomeut, bashkë me Komitetin Drejtues do të përgatisë zgjedhjet

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona konfirmoi anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues të klubit. Presidenti i ri është Carles Tusquets, i cili do ta mbajë këtë detyrë të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndoshta në vitin 2021. Bordi i Drejtorëve do të themelohet në orët e ardhshme. Më poshtë, njoftimi zyrtar për shtyp i klubit katalanas.

15:42
OBSH: 3 milionë raste të reja me COVID-19 në një javë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se një numër rekord prej 2.8 milionë rastesh të reja me COVID-19 janë raportuar në mbarë botën gjatë shtatë ditëve të fundit, duke përfshirë 40,000 vdekje të reja.

15:38
Covid 19, shifra rekord / Evropa përballë kufizimeve të reja

E gjithë Europa po përballet me shifra rekord të koronavirusit, ashtu siç ishte parashikuar që do të ndodhte në valën e dytë të pandemisë.

15:31
Gjobat për maskat/ Policia gjobit 706 persona në 24 orët e fundit

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

15:30
Inspektorët e papaguar/ Mbikëqyrin masat anticovid në Prishtinë, por nuk marrin paratë shtesë

Që nga muaji mars, Fitim Dedinca inspektor komunal në Obiliq, është duke punuar përtej orarit të rregullt të punës, në mbikëqyrje të bizneseve për zbatimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit.

15:29
Kuota të lira te Gjuhët e Huaja/ 1400 maturantë ende pa u regjistruar, afat deri 31 tetor

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku studiohen 17 gjuhë të botës, ka ende kuota të lira 250 të tilla.

15:28
Shpërthen Ronaldo: Jam në formë dhe i shëndetshëm, tamponi budallallëk!

Shpërthen Cristiano Ronaldo! “Ylli” portugez, shfaqi gjithë irritimin e tij për pamundësinë për të qenë në fushë përballë Lionel Messit, mbrëmjen e sotme, në përplasjen Juventus – Barcelona. CR7 ka postuar në rrjetet sociale një mesazh, ku shkruan: “Jam në formë të shkëlqyer dhe plot shëndet, Forza Juve! Tamponi është budallallëk.”

15:26
Përkujtohen ushtarët grekë/ Në ceremonitë e varrezave të Bularatit dhe Këlcyrës edhe zyrtarë të Athinës

Ceremonia zyrtare që u mbajt në Bularat për të rënët e luftës italo-greke u shoqërua nga fjalime të autoriteteve vendore ku merrte pjesë prefekti i qarkut të Gjirokastrës, autoritete të larta të ushtrisë shqiptare gjithashtu autoritete vendore dhe zv. ministri i jashtëm grek Kostandinos Vllasis.

15:23
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Kompania italiane INC S.P.A ka fituar tenderin për rehabilitim

Kompania italiane INC S.P.A është shpallur zyrtarisht fituesja e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë –  Durrës –  Rinas.

15:22
Gjermania merr vendimin: Nga 2 nëntori vendi futet në karantinë

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania ka vendosur për ta rifutur vendin në karantinë.

15:19
Covid 19 përplas Metën me Ramën/ Presidenti: Situata drejt katastrofës. Kryeministri: Mos fut hundët

Situata shkaktuar nga pandemia e covid 19 përplasi ne distance Kryeministrin me Presidentin. Kryetari i shtetit beri publike një letër dërguar Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit dhe Ministres se Shendetesise ku kërkon informacion mbi  numrin e testime, kapacitetet mjekësore dhe spitalore si dhe parashikimet buxhetore per përballimin e situatës se covid 19.

15:15
Jemi larg imunitetit të tufës/ Specialistët kërkojnë rifreskim të protokollit të mjekimit për të sëmurët me Covid-19

Ndonëse  e kane kaluar Covid 19 rreth 19700 persona te paktën kaq dihen pasi kane rezultuar tampon pozitiv zyrtarisht ende jeni larg imunitetit te Tufës.

15:14
Kosovë/ 4 të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19

Katër të vdekur dhe 281 raste të reja me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëshit të fundit.

15:14
Drejtori dhe mësuesit me Covid/ Ndërpritet mësimi në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë

7 mësues përfshirë edhe drejtorin e shkollës Sotir Gura në Korçë kanë rezultuar të prekur nga Covid 19 apo persona kontakti me ata që kanë rezultuar të prekur çka ka bërë që këtu mësimi të pezullohet.

15:05
Ekskluzive/ Floresha Rasha rrëfen 7 vitet në Siri, plagosja e saj, vrasja e burrit dhe vajzës 16 vjeçe

Floresha Rasha është shtetasja e parë nga Shqipëria që nxor  nga kampi Roj në Siri. Pak minuta pasi kemi  nisur udhëtimin nga Beiruti drejt Tiranës, Floresha jep një rrëfim të gjatë për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu. Ka parë shumë. Ka jetuar për disa vite si një grua në shtetit islamik por në të shumtën e përgjigjeve e jep me fjalët nuk e di.

15:03
Skualifikohet për dy vjet Christian Coleman, humb Olimpiadën e Tokios

Christian Coleman skualifikohet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës dhe për pasojë njeriu më i shpejtë për momentin në rruzull privohet nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokios. Është kampioni në fuqi i botës në garën e 100 metrave si dhe mbajtësi i rekordit botëror të garës së 60 metrave në salla të mbyllura, megjithatë rregullat janë rregulla dhe janë njësoj për të gjithë. Natyrisht përjashtim nuk bën as 24-vjeçari nga Atlanta, që u skualifikua për plot dy vjet nga krerët e Federatës Botërore të Atletikës, pasi Coleman iu shmang tri testimeve të kërkuara nga sektori i anti- dopingut.

14:56
Kryeministri izraelit shpërndan statusin e Ballës për forumin e Anti-Semitizmit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka rishpërndarë në ‘Tëitter’ postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

14:47
Kthimi në atdhe i fëmijëve nga Siria. Ambasadorja amerikane: E mrekullueshme t’i shohësh të çliruar nga ISIS! Të vijohet më tej

Ambasadorja Yuri Kim e ka quajtur një lajm shumë të mirë rikthimin e 4 fëmijëve dhe Floresha Rashës nga Siria. Ajo thotë se duhet të vazhdohet me këto hapa.

14:39
U përfol se është e lidhur me Robert Berishën, reagon modelja bukuroshe: A konsiderohet dashuria… (FOTO)

Pak kohë më parë bëri bujë deklarata e modeles së njohur, Jessica Kadiu. Kjo e fundit pranoi publikisht lidhjen me këngëtarin, Robert Berishën, ndërsa ky i fundit e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

14:38
“Keni fituar 700 mijë dollarë”, Paralajmërimi i Policisë për ‘Mashtrimin në Whatsapp’: Ja sesi duhet të ruheni

Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike i vjen në ndihmë qytetarëve, për parandalimin e mashtrimeve nëpërmjet aplikacioneve të mesazhit, me qëllim përfitimin.

14:31
Bosnja, Kroacia dhe Serbia me shifra të larta të të infektuarve me koronavirus

Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë raportuar 1,586 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa 36 persona kanë vdekur.

14:30
Një muaj pas ceremonisë, dalin pamjet nga fejesa “sekrete” e Ronaldos me Georginën (FOTO)

Një muaj pas lajmit të bujshëm për fejesën e Cristiano Ronaldos me bukuroshen Georgina Rodriguez, kanë dalë edhe pamjet nga ceremonia luksoze.

14:25
Serbët duan ministrinë e Brendshme në Mal të Zi, Abazoviç: Jo baste me interesat e vendit

Shqiptari Dritan Abazoviç ka siguruar përfundimisht postin e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi që pritet t’ia delegojë një eksperti të afërt por pa parti, megjithëse nuk dihet nëse do të jetë shqiptar apo malazez.

14:25
“Dhuratë e karantinës”/ Uma Thurman gjen sërish dashurinë

Mund të quhet me plot gojën se historia e dashurisë së aktores me famë botërore, Uma Thurman me arkitektin Peter Sabath është si një skenar i denjë për t’u bërë film.

14:21
​Portieri i Everton me truproja, u kërcënua pasi dëmtoi Van Dijk

Portieri i Everton, Jordan Pickford është dashur të punësoj truproje pasi ka marrë kërcënime për shkak të lëndimit të mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk.

14:16
“Premtim i mbajtur”/ Veliaj: Ja si mund të tërhiqni Kartën e Studentit

Bashkia e Tiranës njofton se ka marrë të gjithë masat për vitin e ri akademik duke u siguruar që në çdo fakultet dhe qendër studentore, të rinjtë dhe të rejat të gjejnë sportelin “Karta e Studentit”.

14:15
Propozimi për martesë/ Më në fund, unazë për Gwen Stefani

Këngëtarët Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë bashkë që prej 2015-tës, dhe kanë përjetuar një histori mjaft të bukur dashurie.

14:12
Agjencia e KB-së: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tha se Irani ka filluar ndërtimin e një uzine nëntokësore pranë objektit të tij bërthamor në Natanz.

14:07
Top Story/ “Mësimi Virtual” – Miliona euro të shpërdoruara për tabletë dhe internet në arsim

Miliona euro janë hedhur për dixhitalizimin e shkollave, por pandemia nxorri zbuluar investimet e dështuara.

14:06
Nga parandalimi te vdekshmëria: Lidhja e vitaminës D me COVID-19

Pa një vaksinë kundër coronavirusit të aprovuar për përdorim masiv, shumë njerëz po u drejtohen vitaminave për të forcuar sistemin e tyre imunitar në luftën kundër COVID-19

13:58
Covid-19 : Shtretërit intensivë në Europë po mbushen

Në shumë vende europiane, spitalet i janë afruar kufirit të kapaciteteve. Sidomos në Belgjikë dhe Çeki gjendja është më e vështirë, aty duhet të punojnë edhe mjekë e infermierë të infektuar.

13:57
​Qeveria me 15 prioritete për ERA 2, BE kërkon zbatim e jo vetëm miratim të ligjeve

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë ndër 15 prioritetet që Qeveria e Kosovës ka hartuar në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2) deri në vitin 2022, implementimi i të cilave do t’i jep shtytje procesit integrues të vendit drejt BE-së.

13:52
Studimi: ​Mutacioni në një enzimë të zakonshme shkakton sëmundjen e Alzheimerit

Sipas studimit, një mutacion në enzimën e njohur si MARK4 mund të jetë arsyeja prapa sëmundjes Alzheimer.

13:49
Rrëfimi i gazetares Hidri: Nuk më pranuan në punë prej mbulimit

Në ditën e sotme në emisionin “ Shqipëria Live”, po diskutohet tema: “A ka paragjykime për gratë myslimane që janë të mbuluara në shoqërinë shqiptare?”.

13:45
Transportonin 7 klandestinë/ Nuk iu bindën policisë, arrestohen 3 persona në Korçë -Video

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës, në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ndërsa gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat ka pasur dhe momente tensioni.

13:44
Në Festën Kombëtare të Greqisë/ Mitsotakis tregon ‘forcën’, merr timonin e nëndetëses: Do dalim përsëri fitimtarë

Me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka vizituar një prej nëndetëseve të shtetit helen, duke dhënë edhe mesazhe “force”.

13:41
Toka “ndihmon” veten/ Zbulohet barriera gjigante koralore

Një barriere tjetër gjigante koralore është zbuluar në skajin më verior të barrierës ekzistuese të Australisë, zbulimi i parë i këtij lloji ky në 120 vjet sipas shkencëtarëve.

13:39
Senatorët amerikanë përmes rezolutës: Kina po kryen gjenocid ndaj ujgurëve

Një grup senatorësh amerikanë kanë prezantuar një legjislacion, që deklaron se Kina është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve dhe grupeve tjera etnike, kryesisht myslimane, në rajonin veriperëndimor të Ksinjiangut.

13:26
“Viktima më ngacmonte”, flet nëna e të dënuarit për vrasjen e 82-vjeçarit: Hajde në shtëpi se të jap unë…

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel” është rikthyer në vëmendjen e publikut një ngjarje e ndodhur 5 vite më parë në Fier.

13:22
​Liga e Kampionëve, pritet betejë e ashpër ndërmjet Juve dhe Barçës

Juventus e pret Barcelonën në “Allianz Stadium” në Torino ndërsa RB Leipzig udhëton drejt “Old Trafford” në Manchester United, në programin e ditës së mërkurë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

13:14
“Shqipëria larg përmbushjes së kushteve”/ Meta me ambasadoren e Francës, zbardhet biseda

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

13:12
” 4 kërkesat janë në zyrën e Kryeministrit”, Ylli i kthen përgjigje Ligës: Ndërpritni bojkotin

Deputeti i Partisë Socialiste dhe negociatori i qeverisë në bisedimet me Ligën Profesioniste të Futbollit i ka kthyer përgjigje kësaj të fundit.

13:03
Çfarë i ndodh trurit kur kryeni marrëdhënie seksuale?

E dini se truri është organi më i fuqishëm për sa i përket seksit? Po e vërtetë.

12:53
Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë

Qindra protestues mbushën rrugët e Filadelfias me thirrjet për drejtësi racore pasi policia qëlloi për vdekje një 27 vjecar me ngjyrë.

12:46
U qëllua për vdekje disa herë, reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës (FOTO)

Policia amerikane ka gjetur të pajetë reperin e njohur, Brian Trotter. Trupi i pajetë është gjetur në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

12:44
Hiqen kufizimet e COVID-19 në Melbourne, qyteti gjallërohet sërish

Dhjetëra mijëra persona të kthyer sërish në punë në Melbourne të Australisë që arriti sukses në luftën ndaj valës së dytë të koronavirusit, pas heqjes së kufizimeve kundër COVID-19 gjallëruan qytetin e heshtur për muaj.

12:40
Dy vite nga vrasja e Kacifas/ Zv/ministri i Jashtëm grek homazhe dhe lule tek varri

Zv. ministri i jashtëm i Greqisë Kostas Vllasis gjatë vizitës në Bularat para ceremonisë zyrtare ka vizituar familjarë të Kostandinos Kacifas si dhe varrin e tij.

12:40
​Kurti me COVID-19, Hoti i uron shërim të shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejt liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

12:28
Rikthehen koncertet/ Tenori Armaldo Kllogjeri: Emocione sikur po këndoj për herë të parë

Te gjithëve na kishin munguar koncertet, sidomos ato me program operistik te zgjedhur me kujdes.

12:28
Mashtronte qytetarët e se do i punësonte në një firmë ndërtimi, arrestohet në Mallakastër 70 vjeçari nga Kruja

Një person është arrestuar gjatë kësaj të mërkureje(28.10.2020) nga Policia e Mallakastrës.

12:27
Përfundon gjykimi për dosjen “339/3″/ Ja me sa vite burg janë dënuar të pandehurit, mes tyre kampioni i botës në mundje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

12:23
Më shumë ullinj, por duhet treg/ Në Roshnik fermerët kanë nisur vjeljen

Prej disa ditësh ne rrethin e Beratit ka nisur vjelja e ullinjve. Ndryshe nga vite e kaluara këtë vite duket se prodhimi është me i madh, kjo për shkak te klimës se favorshme.

12:18
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi izolohet, shkak disa simptoma

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është izoluar pas disa simptoma të lehta të ngjashme me Covid-19.

12:13
Dokumentet arkivore do të jenë falas për studentët e historisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, përmes së cilës synohet lehtësimi i studimeve të studentëve në fushën e shkencave albanologjike, si një interes institucional dhe kombëtar.

12:07
Patozi i përgjigjet Bashës: Luftë doni, luftë do keni!

Ish nënkryetari i PD, Astrit Patozi reagoi ndaj deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha i cili i quajti partitë e vogla si forca të krijuara nga Edi Rama.

12:00
(Emrat) OFL zbarkon në Vlorë/ U dërgon formularin tre personave të dënuar për vrasje dhe prodhim e shitje narkotikësh

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

11:56
Filmi “post-apokaliptik”/ Clooney rikthehet me fantashkencë

George Clooney i ka munguar për mjaft kohë botës së kinemasë.

11:55
Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup punues, që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirusin e ri.

11:52
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria/ Ministria e Jashtme: Do vijojë për ata që nuk kanë kryer krime apo akte terroriste

Më datën 27.10.2020 përfundoi me sukses operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore, prej të cilëve katër fëmijë dhe një grua me probleme të theksuara shëndetësore.

11:52
​Hoti: Qeveria ka prioritet integrimin evropian

Qeveria e Kosovës ka shpalosur prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA 2) për t’i dhënë shtytje procesit integrues në BE.

11:51
​Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh

Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humb 300 milionë euro.

11:50
Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Koeman rrezikon skualifikimin!

Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. 2 humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar sëtepërmi situatën në shtëpinë blaugrana.

11:44
80-vjetori i festës së ‘Jo’-së/ Politika distancohet nga “Kacifas”

Greqia dhe minoriteti i saj në Shqipëri nderojnë sot Festën Kombëtare të ‘Jo’-së. Ushtarët grekë të rënë 80 vite më parë gjatë luftës italo-greke brenda territorit shqiptar janë përkujtuar sot me ceremoni homazhesh në varrezat e Këlcyrës dhe më pas të Bularatit.

11:40
Brnabiç: Kosova, sfida më e madhe politike

Mandatarja për formimin e Qeverisë së re të Serbisë, Ana Brnabiç, ka nisur paraqitjen e ekspozesë së saj në Kuvendin e Serbisë, përmes të cilës prezantoi përparësitë dhe programin e qeverisë së re para deputetëve.

11:31
Bëri festë të “çmendur” në kohë pandemie, femra më seksi kritikohet ashpër nga fansat (FOTO)

Femra më seksi në botë, Kim Kardashian, ka festuar pak ditë më parë 40-vjetorin e lindjes.

11:31
Studimi: Zogjtë e gjetur nga fosilet e Antarktikut më të mëdhenjtë në botë

Në vitin 1980, paleontologët nga Universiteti “ California Riverside” vizituan Ishullin Seymour, pjesë e në zinxhiri ishullor në Gadishullin Antarktik. Paleontologët sollën në shtëpi një numër fosilësh, dukë përfshirë kockën e këmbës dhe kockën e pjesshme të nofullës të dy zogjve parahistorikë.

11:29
“Meta mos të fusë hundët/ Presidenca i kthehet Ramës: Nuk je ti ministri i Shëndetësisë! Presim përgjigjet për pyetjet

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama për letrën që presidenti Ilir Meta i kishte dërguar për situatën nga covid në vend, ka reaguar zëdhënësi i presidentit.

11:11
Koronavirusi/ Maradona futet në izolim, legjenda e futbollit i frikësuar për shkak të abuzimit me drogën

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është futur në izolim, pasi një prej truprojave të tij shfaqi simptoma të virusit.

11:11
Rama sërish thirrje naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe do të vij tek ju menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevistët në Ballsh. Këta të fundit pas reagimit të pak mëparshëm të kreut të qeverisë, thanë se kur të marrin diçka konkrete do dalin nga greva.

11:10
FSHF zyrtarizon nisjen e futbollit, përveç Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

11:02
Fier/ Po transportonin 3 emigrantë, arrestohen 4 persona dhe sekuestrohen një armë zjarri, 5 krehra automatiku me 153 fishekë

Policia e Fierit ka arrestuar  4 persona gjatë kësaj të mërkureje(28.10.2020).

10:57
​Trump edhe njëherë flet për dialogun Kosovë-Serbi: Ndalëm luftën 400 vjeçare!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

10:53
Nesër në Bruksel takimi i radhës Kosovë-Serbi

Në Bruksel nesër do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

10:51
Përndjekje, dhunë dhe sherr me policinë, detaje nga arrestimet e fundit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Përndjekja”, si dhe u arrestuan 2 shtetas të tjerë e u procedua penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

10:48
“Një nga më të njohurat”/ Kompania italiane INC fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës

Kompania italiane INC S.P.A ka fituar tenderin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.

10:43
Kur do të vijë vaksina anti Covid në Shqipëri? Eksperti: Do të jetë për 30% të popullsisë dhe këto grupe…

Në  videon e sotme të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, profesor Eduart Kakarriqi thotë se vaksina e covid-19 pritet të jetë gati në fund të këtij viti ose në fillim të vitit që vjen. 

10:43
“Na ndihmoni, po fundosemi!”/ Përmbyset anija me migrantë në Francë, humbin jetën 4 persona, në kërkim një foshnje

Një anije u përmbys pranë bregdetit francez si pasojë e motit të keq dhe humbën jetën dy fëmijë të moshës pesë dhe tetë vjeçare dhe dy të rritur, si dhe është shpallur në kërkim një foshnje.

10:28
Shqipëria ndryshon kundërshtarin nga Covid, zgjedh Kosovën për miqësoren e radhës

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësoreje me Kosovën më 11 nëntor 2020.

10:22
“Po punojmë për të gjetur investitorë që të rindezin rafinerinë”/ Rama thirrje grave naftëtare: Do vij tek ju sapo të mbyllni grevën

Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në Ballsh ku prej 14 ditësh tashmë gratë e rafinerisë së naftës janë në grevë. Këto të fundit sot janë shprehur se nuk dalin nga greva pa marrë pagat e fituara me gjyq.

10:21
Elbasan/ Vjedhje, lëndë narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 persona të arrestuar dhe 1 i proceduar penalisht

4 persona janë arrestuar gjatë kësaj të mërkureje(28.10.2020) nga Policia e Elbasanit.

10:21
Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

Në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve civile në Azerbajxhan deri tani kanë humbur jetën 69 civilë dhe janë plagosur 322 të tjerë.

10:19
Ledri Vula nuk kursehet, zbuloni sa ka shpenzuar vetëm për një orë (FOTO)

Reperi i dashur për publikun, Ledri Vula, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave të shumtë me stilin e tij të veçantë. Për tu dukur gjithmonë bukur dhe i kuruar në çdo detaj, ai duket se shpenzon shumë.