Gruaja filmohet në kamera, i hodhi bashkëshortit helm në kafe

18/01/2021 10:38

Një 70 vjeçare ne shtetet e bashkuara ka përfunduar në pranga pasi u filmua teksa përpiqej të helmonte të shoqin duke I hedhur ne filxhanin e kafesë ilaç kundër insekteve.

Ngjarja ndodhi në Queens të Nju Jorkut. Momenti kur Suncha Tinerva hodhi “nje substancë të bardhë pluhur nga një shishe që kishte me vete në kafen e të shoqit, u fiksua nga kamerat e sigurisë, sipas zyrës së prokurores së rajonit të Queens Melinda Katz. Bashkëshorti i Tinervas u sëmur, por fatmirësisht nuk vdiq prej helmimit, edhe pse 70 vjecarja e kishte spërkatur jo një, por dy-tri herë kafenë e tij.

Policia arriti ta sekuestronte shishen e përdorur nga gruaja dhe zbuloi se ajo përmbante acid boric pluhur. Njerëzit që e gëlltisin këtë substancë kanë të vjella, dhembje stomaku e diarre, ndërsa në sasi ekstreme jep dhimbje fyti e gulçime, hemorragji, dhe humbje të lëkurës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel