Shpendët në lagunën e Nartës/ Po bëhet regjistrimi për të parë si ka ndikuar gjuetia e paligjshme

18/01/2021 13:19

Në lagunën e Nartës po kryhet procesi i regjistrimit të shpendëve të egra.

Cencusi do të tregojë të dhëna mbi popullsinë e shpendëve krahasuar me vitet e kaluara dhe sa ka ndikuar gjuetia e paligjshme  në jetesën e tyre.

Për shkak të gjuetisë së paligjshme në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur filluan shtegtimin masiv që prej vitit 1997.  Në vitin 2016 qeveria vendosi të ndalojë  gjuetinë  me anë të një  moratoriumi, që duket se ka dhënë efekt.

Flamingot zotërojnë tashmë lagunën. Por gjuetarët e paligjshme gjithnjë e më shumë po denoncohen nga banorë të zonës për dëmet që i shkaktojnë shpendëve duke mos kursyer as flamingot.

Top Channel