Covid 19 nisi frikshëm duke përcjellë panik te të gjithë.

Por ata që e kanë përjetuar më shumë dhe në heshtje pasojat e të cilës do të ndihen gjatë janë fëmijët. Duket se më keq ata kanë përjetuar periudhën e karantinës ku të gjithë qëndronin mbyllur e nuk duhet të dilnin.

Por kjo periudhë e cila tashmë ka kaluar nuk duhet harruar as nga prindërit dhe as nga edukatoret dhe mësuesit nëpër shkolla në mënyrë qe të organizojnë orë të posaçme apo aktivitete për të relaksuar nga stresi fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Unicef kanë nisur një fushatë pikërisht për përkujdesjen ndaj fëmijëve si në lidhje me shëndetin mendor ashtu edhe atë fizik.

Nëpër stacione të autobusëve në Tiranë janë vendosur postera për këtë qëllim ku është përfshirë edhe doktori që ata shpesh panë në televizor gjatë periudhës së pandemisë.

Top Channel