Tërmetet në Venezuelë, të paktën 920 viktima deri më tani/ Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit, ndërtesat janë shkatërruar totalisht 27/06 07:05
Një fëmijë dy vjeç në Imperia të Italisë u rrëzua nga dritarja e apartamentit të katit të dytë ku jeton familja e tij.
Punonjësit e ndihmës së shpejtë mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe fëmija është dërguar në spitalin Gaslini të Gjenovës me helikopter, por gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Edhe më dramatik e bën këtë episod fakti që e njëjta familje kishte humbur korrikun e 2017-tës në të njëjtën mënyrë një djalë 2 vjeç e gjysmë.
Edhe në atë rast, vogëlushi ishte rrëzuar nga dritarja e nuk arriti të mbijetonte. Policia ka marrë në pyetje pjesëtarët e familjes si dhe dëshmitarë okularë në zonë, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Top Channel