Ilustruese

Vlorë- Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:35, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes

Top Channel