Makina godet shtëpinë kontenier/ Tërmeti i la pa çati në vitin 2019, por familja në Ndroq rrezikoi nga aksidenti

17/01/2021 19:45

Prej afro një viti e gjysmë ky kontenier dhe kjo çadër janë shtëpia e Lulzim Masnakut në fshatin Ndroq, pasi tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, u dëmtoi shtëpinë ku ata jetonin.

Por jeta e kësaj familjeje mëngjesin e një ditë më parë u rrezikua për shkak se drejtuesi i një automjet, humbi kontrollin dhe u përplas me murin e shtëpisë së tij, gurët e të cilit ranë mbi çadër dhe kontenier.

Nga përplasja e fortë u rrëzua edhe kjo shtyllë e energjisë elektrikë.

Lulzim Mansaku: Ngjarja ndodhi në orën 6:30 të mëngjesit. Pati një zhurmë të madhe dhe flakë. Unë me gruan shpëtuam mrekullisht.

Zoti Mansaku, nëse unë do të ngjitem këtu, shoh një sasi tullash. Janë të gjitha këto që ranë, apo keni hequr ndonjë?

– Jo, s’kemi lëvizur asnjë, vetëm ndonjë tullë sa për të kaluar.

Lulzim Mansaku thotë se për shkak të punimeve në ish Sheshin Shqiponja, rruga e Ndroqit, tashmë është shumë më e ngarkuar me lëvizje të automjeteve.

“ Ka shumë lëvizje, ca me patentë e ca pa patentë”.

Familja Mansaku, e cila i shpëtoi një tragjedie të mundshme, tashmë është në pritje të rindërtimit të shtëpisë, e cila, ka pësuar dëmtime të shumta nga dy tërmetet e 2019-tës.

Top Channel