53% alkool dhe shije zjarri, pija që po çmend Kinën dhe botën (FOTO)

18/01/2021 14:01

Kushton 1,498 juanë apo $209 dollarë një shishe gjysmë litërshe. Konsiderohet një pije luksi e po shitet me shpejtësi në Kinë, megjithatë duket se radhët e fansave po i shton po kaq shpejt edhe jashtë vendit, thotë CNN.

Edhe në mesin e një pandemie globale, Kweichow Moutai, kompania që e prodhon, shënoi rritje të ndjeshme të aksioneve të saj në Bursën e Shangait gjatë 2020-tës. Me 2.7 trilionë juanë, apo 421 miliardë dollarë Kweichow Moutai vlen më shumë se Toyota, Nike apo Disney. Cudia është që ajo gjithsesi njihet më shumë nga diaspora kineze dhe pothuajse 97% të shitjeve i ka nga Kina.

Atëherë, si ka mundur të tërheqë me pijen e saj edhe konsumatorët e huaj? Disa perëndimorë e përshkruajnë këtë si një pije me shije zjarri. Ajo ka 53% alkool dhe konsiderohet tipike e vendit. E njohur si e preferuara e Mao Ce Dunit, themeluesit të partisë komuniste kineze dhe si “pija e dimplomacisë”, u përdor për të mirëpritur ish-Presidentin e SHBA Richard Nixon në udhëtimin e tij historik në Kinë në 1972, e pastaj përsëri në 2013 kur Presidenti Kinez Xi Jinping u takua me homologun e tij të SHBA, Barack Obama, në Kaliforni. Sot, kjo pije shihet më shume si simbol I luksit sesa kujtohet për rrënjët e veta të kuqe, vazhdon CNN, ndërsa ka njerëz që nuk e blejnë për ta pirë, por e ruajnë si investim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel