Momentet pikante! Ndalohet Navalni sapo zbret në Rusi, puth bashkëshorten i emocionuar

17/01/2021 20:13

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania. Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë.

Gjatë një transmetimi direkt, Navalny u pa teksa u mor nga autoritetet derisa ai po qëndronte pranë kabinës së kontrollit të pasaportave. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, e cila udhëtoi së bashku me të nga Gjermania, u lejua që të kalojë kontrollin e pasaportave.

Autoritetet e Shërbimit Korrektues rus kanë konfirmuar ndalimin e Navalnyt, raporti Interfax. Në deklaratën e këtij shërbimi u tha se Navalny është ndaluar për shkak të “shkeljeve të shumta” të kushteve të pezullimit të një dënimi të tij më 2014 për përvetësim fondesh.

Pak para se të ndalohej, Navalny u tha gazetarëve se ishte “i lumtur” që është kthyer në Rusi dhe se u shpreh se është i bindur se nuk do të arrestohej.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel