Shpërthen vullkani/ Indonezi, dhjetëra fshatra mbulohen nga hiri

17/01/2021 18:39

Mali Semeru në ishullin e javës nxori një re hiri që u ngjit për km në qiell pas shpërthimit, mbrëmjen e të shtunës.

Njerëzit në fshatrat përreth, mëngjesin e të dielës, pastruan shtëpitë, lëndinat dhe të mbjellat, që ishin mbuluar nga hiri. Nuk kishte raporte për lëndime apo viktima sidoqoftë.

Shpërthimi erdhi një muaj pasi i njëjti vullkan aktiv lëshoi një kolonë tymi e hiri që çoi në evakuimin e rreth 500 personave nga shtëpitë e tyre. Në fund të 2018, një vullkan në ngushticën mes javës dhe Sumatrës shpërtheu, duke shkaktuar një tsunami që i mori jetën më shumë se 400 personave.

Indonezia mban rreth 130 vullkane aktivë pasi pozicionohet mbi unazën e zjarrit, rrjetin e pllakave tektonike në paqësor, me aktivitet të shtuar sizmik.
Dhe në fakt, një tërmet i fuqishëm në ishullin indonezian të Sulavezit, dy ditë më parë, i mori jetën të paktën 60 personave dhe la me mijëra të tjerë të pastrehë.

Skuadrat e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të gjetur ndonjë të mbijetuar nën rrënoja, por këto përpjekje po sfidohen tani nga shirat e rrëmbyeshëm. Dridhjet e tokës ndërkohë në vend nuk ndalen me dhjetëra pas tërmete që ndoqën atë kryesorin.

Top Channel