Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë: Ju me dhunë, qytetarët me dhunë
Temperaturat e ulëta në vendin tonë kanë sjellë ngrica dhe reshje dëbore në sasi të mëdha.
Së fundmi lidhur me situatën në rrugë, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptarë, duke thënë se momentalisht qarkullimi kryhet pa probleme.
Ndërkohë njoftohet se gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë
Top Channel