“Ke probleme me formimin, ke thënë fjalë të ndyra”/ Arjani shpërthen ndaj Fationit: Kemi ndërprerë dhe regjistrimet prej teje

17/01/2021 22:31

Fakti që Arjani në njërën nga puntatat e Përputhen përgëzoi Muratin se përdori fjalët si “urdhëro, faleminderit, të lutem” dhe tha se asnjë nga djemtë e tjerë se ka bërë këtë nxiti debatet në studio.

Kkjo nuk u prit aspak mirë nga djemtë e sidomos Fationi i cili këtë debat e vazhdoi me tone të forta edhe sot në Përputhen prime por Arjani nuk e kurseu:

Debati

Fationi: Ti më këtë që bërë, na hodhe poshtë. Aty ishte ideja që na preke të gjithë

Arjani: Po aq shumë sa ju duhet të reagonit ashtu?

fatjoni: Ashtu si e the na preke. Se ne kemi familje.

Arjani: ti ngrihesh në këmbë në çdo emsion dhe zgërdhihesh këtu

fatjoni: këtë e bëj me qëllim

Arjani: ke shumë probleme me formimin tënd, me edukatën. je fodull

Fatjoni: po ti çfarë je,

Arjani: Ke thënë dhe fjalë të ndyra kur kemi qenë në reklamë.  këtu unë për këtë punë jam t’ju gjykoj për çfarë bëni.

fatjoni: jam lodhur se kam 4 muaj që më bien.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel