Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

Kështu Mark Marku është bërë drejtuesi i katërt politik i përzgjedhur nga Selia Blu për zgjedhjet e 25 prillit, pas Edi Palokes në Durrës, Helidon Bushati në Shkodër dhe Gazmend Bardhit në Elbasan. Ai ka qenë deputet i qarkut Lezhë në legjislaturën 2009-2013.

Ndërkohë Mark Marku ishte anëtar i Komisionit të Filtrimit të Kandidatëve në Partinë Demokratrike duke përjashtuar pjesën më të madhe të listës së deputetëve të 2017-s. Kjo solli edhe debate të forta në radhët e demokratëve.

Beteja elektorale për 25 prillin pritet të prodhojë surpriza në qarqet e mëdha të vendit, të cilat do të bëjnë edhe diferencën ne rezultat.

Top Channel