Koreja e Veriut, protestë përmes bukurisë/ Si e sfidojnë vajzat e reja regjimin

18/01/2021 10:30

Përdorimi i buzëkuqit në ngjyrë të ndezur është thuajse i paimagjinueshëm në Korenë e Veriut. Ngjyra e kuqe përfaqëson kapitalizmin, thotë për CNN aktorja 22 vjecare, Nara Kang e larguar nga vendi i saj në 2015-tën.

Ndërsa Joo Yang, 28 vjece u arratis drejt Koresë së Jugut në vitin 2010. Të dyja vajzat kërkonin më shumë liri, përfshirë ketu dhe aftësinë për t`u shprehur përmes pamjes. “Kur shkova për herë të parë në një dyqan kozmetike në Seul, m`u duk sikur ishte një dyqan lojrash, kaq shumë ngjyra kishte. Në Korenë e Veriut kishte shumë kontroll shtetëror, mbi gjithcka. Rrobat, këpucët, flokët duhet t`i kesh në një stil të caktuar. Nuk I mbaja dot flokët si tani, e për t`I lyer as që bëhej fjalë”, rrëfen ajo për gjigandin mediatik amerikan.

Make up-i lejuar ishte vetëm ai lloj që merrte aprovimin e shtetit. Në tregun  e zi megjithatë, mund të gjejnë edhe produkte kozmetike që kanë hyrë kontrabandë nga jashtë, apo edhe bizhuteri. Pavarësisht se shteti ka vendosur edhe këtu kufi, njerëzit kanë tendencën t`I shtyjnë e të rebelohen, një lloj shkeputjeje nga kultura tradicionale dhe nga rregullat e imponuara thotë Sokeel Park I organizatës Liri në Korenë e Veriut. “Zemërimi fillon dhe rritet brenda teje dhe ti nis e pyet, përse nuk u dashka ta bëj unë këtë gjë”, thotë Yang.

Regjimi Korean ushtron shume presion  mbi njerëzit, por bukuria mund të jetë një mënyrë për tu cliruar nga e gjithë kjo trysni, dhe për mua, bukuria është liri shprehet nga ana tjetër aktorja Nara Kang.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel