Me më shume kurajo dhe vendosmëri se sa atëherë kur ngjitej ne shkallen me te larte, si kampione olimpike e Greqisë ne një disipline te lundrimit, atletja 43 vjecare Sofia Bekatoru ka tronditur opinionin publik grek dhe jo vetëm, duke denoncuar se ne rrugën drejt suksesit, ka qene viktime e abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

Duke folur për mbrojtjen e femijeve ne sektorin e atletikes, gjate një evenimenti sportiv ne internet, për llogari te revistës “Marie Claire”, Bekatorou, ka akuzuar një prej krerëve drejtues te Federatës Greke te Lundrimit, për ngacmim dhe abuzim seksual 23 vjet me pare.

Sofia Bekatorou: Per fat te keq une perjetova ngacmim dhe abuzim seksual nga nje prej shefave te federates ne moshen 21 vjecare, tashme duke menduar se atlete te tjere do te gjenden ne vendin tim mora kurajon te flas per kete fenomen, sepse besoj qe njerez te tille duhet te jene larg botes se atletikes.

Dëshmia tronditëse e fitueses se medaljes së artë dhe te bronzit, ne lojërat olimpike te Athinës dhe Pekinit, pervec reagimeve te shumta solli edhe ndërhyrjen e prokurorisë se Athinës, qe kërkoi hapjen e një hetimi megjithëse kane kaluar shume vite, ndërsa ka detyruar personin qe ajo akuzoi, Aristeidis Adamopulos, i cili mohon gjithçka,  te japë dorëheqjen nga posti qe mban ende edhe sot.

Sofia Bekatorou: E mendoj tashme dhe me besoni , me vjen neveri, se nuk mund ta mendoj se si nje njeri qe ka krijuar nje figure atesore shfrytezon postin e tij.

Pervec përkrahjes nga opinion publik, mbështetjen e tyre kane shprehur ndaj kampiones olimpike, nene e dy femijeve, edhe kryeministri Mitsotakis, lideret e partive politike, ndërsa vete presidentja greke Sakelaropoulou ka hapur dyert e presidencës ne nje takim shume kuptimplote me te.

Gjithashtu akti i saj, u dha kurajo te denoncojnë disa atleteve te tjera, te cilat kane ndare publikisht pervoja te ngjashme, duke i dhene dimensione te fuqishme levizjes se porsakrijuar “#MeToo” – edhe unë gjithashtu, ndërsa ngjarja ne fjale ka zëne vend edhe ne media te rëndësishme botërore si CNN apo BBC.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel