FOTO/ Aktori i famshëm bën vaksinën kundër Covid-19: Lajm i keq, jam 75 vjeç

18/01/2021 10:05

Aktori i famshëm, Steve Martin është vaksinuar kundër koronavirusit gjatë ditës së djeshme në Nju Jork.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Twitter, ku nuk hezitoi të përdorte notat e humorit teksa shkruante: “Lajm i mirë/ Lajm i keq. Lajm i mirë: Unë sapo u vaksinova! Lajm i keq: E bëra sepse jam 75 vjeç. Procesi ishte i thjeshtë dhe u drejtua me përsosmëri nga Ushtria Amerikane dhe Garda Kombëtare. Faleminderit të gjithëve, faleminderit shkencë”.

Kur u pyet nga një ndjekës se si ia doli të merrte vaksinës, aktori 75-vjeçar tregoi të gjithë procesin duke nisur nga aplikimi deri tek pritja në radhë.

Ndër filmat e tij më të njohur janë “The Pink Panther, Father of the bride, Cheaper by the dozen, The Jerk, Parenthood, Shopgirl”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel