“Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, Melania Trump jep mesazhin e lamtumirës

18/01/2021 22:08

Gruaja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka dhënë mesazhin e lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e sotme, pas humbjes së bashkëshortit të saj Donald Trump në zgjedhje.

Ajo u shpreh se ka qenë një nder të ishte në atë post dhe se të gjithë amerikanët do të jenë në zemrën e saj gjithmonë.

“Ka qenë një nder për mua të isha gruaja e parë e SHBA-së. Kam qenë e inspiruar nga mirësia e shumë amerikanëve. Kam jetuar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me Donaldin dhe shumë amerikanë u bënë pjesë e zemrës sime. Kam parë sytë e shumë të rinjve që më thanë se janë krenarë, ju jeni heronj dhe gjithmonë do të jeni në zemrën dhe lutjet e mia. Kam vizituar spitale, persona të sëmurë që shfaqnin gëzim për këdo që takonin, kam takuar nëna me sëmundje të rënda me zemër të madhe për fëmijët e tyre. Falënderoj të gjithë doktorët dhe infermierët që punuan të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë së COVID-19. Duhet të kujtoni që në çdo gjë që bëni se dhuna nuk është përgjigja dhe është e pajustifikueshme. Me një shpresë të sinqeritet unë inkurajoj prindërit që të edukojnë fëmijët se çfarë është e mira. Përdorni çdo mundësi dhe zgjidhni mënyrën më të mirë. Paqe dhe jo dhunë, ne jemi një familje kombëtare. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi do të jeni gjithmonë në zemrën time, zoti ju bekoftë juve, zoti bekoftë Amerikën”, tha Trump.

Top Channel