Edhe miliarderët vdesin/ Kreu i perandorisë bankare Benjamin de Rothschild pëson atak kardiak në moshën 57 vjeçare

18/01/2021 16:27

Benjamin de Rothschild, i cili drejtonte perandorinë bankare të babait të tij, ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 57.

Kompania Edmond de Rothschild Group, tha se de Rothschild vdiq të premten në shtëpinë e tij në Pregny, Zvicër.

Prej vitit 1997, Benjamin de Rothschild drejtonte grupin bankar të emëruar sipas babait të tij, Edmond de Rothschild, i cili menaxhon rreth 200 miliardë dollarë asete financiare.

De Rothschild është pjesë e familjes së bankierëve hebrenj Rothschild që prej 300-vjetësh drejton bankat evropiane.

Në njoftimin për shtyp grupi Edmond de Rothschild, tha se de Rothschild ishte i apasionuar pas verërave, barkave, makinave dhe financës. Ai ishte gjithashtu filantropist i përfshirë në Fondacionin e Spitalit, Adolphe de Rothschild.

Ai lë pas gruan e tij, Ariane de Rothschild, ka katër vajzat e tyre të rritura. (Associated Press)

FOTO GALERI
1/5
Benjamin de Rothschild drejtonte perandorinë bankare të babait të tij

Top Channel