Dinamo City bën përmbysjen e madhe në Kazakistan, eliminon Astanan dhe kualifikohet në raundin e dytë kualifikues të Conference League
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përshëndetur mbrëmjen e sotme marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin, me anë të postimit të TopChannel.
Ajo thotë se kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit dhe është pozitive që dy vende punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.
“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar bashkëpunimin kufitar është një zhvillim pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Është shumë mirë të shohësh miqtë tanë që punojnë së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta”, shkruan Kim.
Kakavijë- Greqia dhe Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe trafiqeve të drogës apo mallrave të paligjshëm në kufi.

Postimi i Yuri KIm
Top Channel