OBSH: Guinea mori vetëm 25 vaksina kundër COVID, vendet e pasura 25 milionë doza

18/01/2021 21:11

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus kritikoi sot fitimet e kompanive farmaceutike dhe pabarazinë në vaksinim.

Ai thënë se “nuk është e drejtë” që të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm në vendet e pasura të vaksinohen më herët sesa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë në vendet e varfra.

Ai gjithashtu akuzoi shumicën e prodhuesve të vaksinave për zgjedhjen e vendeve ku fitimet janë më të larta.

“Janë dhënë vetëm 25 doza në një vend të varfër, jo 25 milionë, jo 25 mijë, vetëm 25. Duhet të jem i qartë: bota është në prag të shkatërrimit moral”,  tha Tedros sipas “The Guardian”.

Ai nuk e përmendi emrin konkretisht të vendit, por një zëdhënëse e OBSH-së e identifikoi atë si Guinea.

Top Channel