Arsenali shqelmon krizën në kampionat, pasi mposhti Newcastle-n me rezultatin e pastër 3-0 dhe regjistroi fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 10 me 27 pikë.

Pas një pjese të parë pa gola në “Emirates Stadium”, të besuarit e Mikel Artetës zhbllokuan rezultatin në minutën e 50’ me anë të Pierre Emenick Aubameyang, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Saka që dyfishoi shifrat.

Në minutën e 77’ Aubameyang shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur suksesin e “topçinjve”, që mbyllën sot gjysmën e parë të kampionatit dhe do t’u duhet shumë punë në gjysmën e mbetur, për të siguruar një vend në zonën europiane të renditjes.

Top Channel