Ne Korçë prej disa ditësh temperaturat ne minus kane shkaktuar ngrica dhe veshtiresi. Një acar i tillë nuk mbahej mend prej disa vitesh për banorët e mësuar me dimra të ftohtë. 

Vendin e bores ne një pjese te madhe te qytetit e ka zëne akulli. Ndryshe nga akset nacionale rrugët e fshatrave apo bulevardet kryesore të qytetit, rrugicat e kalldrëmta nuk duken nga akulli.

Pas pandemisë, të  moshuarit po përjetojnë një izolim të dytë. Për komunitetin këtu lëvizjet me frikën se mund të shkasin në akull janë kthyer në diçka të zakonte që ndodh çdo dimër.

Tradita e pastrimit nga vetë banorët e rrugicave para shtepise ka humbur.  Shumica e të moshuarve jetojnë vetëm dhe femijet i kane ne emigracion ndaj dalin nga shtëpia vetëm për të bërë pazaret apo për te mbaruar punët me të domosdoshme.

Ne këto lagje e vështire është edhe te lëvizësh me automjete, por dhe pse problematika është e njohur nga autoritetet lokale, për te nuk ka ende një zgjidhje.

Top Channel