Ish-deputetja Grida Duma

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, po trajtohet tema e opozitës shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve të zgjedhur dhe ata që planifikohen të zgjidhen.

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në emisionin “Open” tha se PS është thjesht një parti e vetmuar, kurse forcat opozitare po bashkëveprojnë me njëra-tjetrën duke krijuar një sinergji.

“S’ka asnjë ngecje, ajo që shikojmë është që me gjithë shqetësimin, mënyra se si po bashkëveprojmë forcat opozitare është krijuar një sinergji, unë e shikoj si një të mirë. Që të shikojmë se si është ardhmëria duhet të shikojmë vendin nga sipër. Në krahun e mazhorancës është një forcë politike e vetme, PS është thjesht një parti e vetmuar“, tha Duma.

Top Channel