Ftesë në 5/ E zhveshur në mes të dëborës, këngëtarja zbulon “sakrificat” për foton seksi

18/01/2021 20:30

Këngëtarja Vesa Smolica ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku komentoi foton e e fundit në dëborë, që bëri zhurmë këtë fundjavë.

Vesa shfaqet me një palë bikini dhe një shishe alkool në dorë në mes të dëborës, ndërsa bien në sy format trupore.

E pyetur nga Bieta, këngëtarja pohoi se iu desh të realizonte disa shkrepje derisa arriti pozën ideale e pas aparatit fshihen shoqet e saj.

“Me suportin e shoqeve se ishin 5 shoqe aty. Njëra shkrepi më të mirë dhe ato postova. Gjithsesi nuk mori më shumë se 7 minuta. Meqë fotoja mori vëmendje mediatike, le të jetë një thirrje për shqiptarët e Shqipërisë për të kaluar pushimet dimërore në Kosovë”, përfundoi jo.

Top Channel