Zjarr pranë Kongresit amerikan, evakuuohet personeli i Biden

18/01/2021 20:07

Ndërtesa e Kongresit Amerikan në Washington është vendosur nën bllokim mes një kërcënimi të jashtëm që doli se ishte një zjarr aty pranë.

Policia e Kongresit Amerikan njoftoi se përderisa një zjarr u raportua disa blloqe larg ndëresës nën një urë aty pranë, ligjvënësit dhe personeli tjetër në Kongres u informuan menjëherë pasi tymi shihej nga larg. Atyre iu kërkua që të qëndronin brenda ndërtesave dhe larg dritareve dhe dyerve të jashtme.

Departmenti i zjarrit dhe shërbimeve të urgjencës i Washingtonit në rrjetet sociale njoftuan se ata iu përgjigjën “një zjarri të jashtëm në bllokun ‘100 H St SE’ që është shuar”.

Departmenti njoftoi se nuk janë regjistruar lëndime. Personeli i përfshirë në provën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, është evakuuar nga zona.

Kongresi Amerikan aktualisht po funksionon si një zonë ushtarake para inaugurimit të Biden-it, që do të bëhet të mëkurën, me rritjen e sigurisë pasi mbështetësit e presidentit në largim, Donald Trump, u përleshën me policinë dhe bastisën ndërtesën e Kongresit më 6 janar.

Revolta e dhunshme rezultoi në vdekjen e pesë personave. Përreth Kongresit, ndërtesave të zyrave përreth dhe Gjykatës së Lartë janë vendosur barrikada.

Top Channel