Një 10 vjeçare është viktima e 12-ë e aksidenteve rrugore në vend për muajin janar. Ambra Petali, sapo doli nga shtëpia e saj, në zonën e Alliasit në Tiranë, u godit nga një automjet tip fuoristradë.

10 vjeçarja mori dëmtime të mëdha në pjesën e kokës. Ajo u dërgua në një spital privat, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Drejtuesi i automjetit, 49 vjeçari, Alban Guri, u largua nga vendi i ngjarjes, por u prangos më pas nga policia. Ai rezultoi të ishte në gjendje të dehur në momentin që përplasi 10 vjeçare.

E mitura u përcoll për në banesën e fundit këtë të hënë, ndërsa familjarët e saj, pranë vendit të aksidentit në hyrje të shtëpisë, kanë vendosur këtë lodër të saj.

Por edhe rruga në të cilin ndodhi ky aksident tragjik, sic shihet në pamje, vështirëson lëvizjen e banorëve për shkak të mungesës së trotuareve dhe sinjalistikës rrugore. Diçka që e konstaton edhe vetë Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erjon Ahmetaj.

Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, thotë se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak të konsumit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Top Channel