Në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit janë gjithnjë e më afër, analistët në Open thanë se PD është vonë në garën elektorale.

Duke komentuar emrat në listën e PD për drejtuesit e qarqeve, e cila ende nuk është e mbyllur ende, analistët thanë se zgjedhjet e silsë blu nuk ishin ndër më të duhurat.

Komentet

Dritan Hila: Disa emra janë pa eksperiencë në drejtimin e fushatave. Mark Marku, edhe Helidon Bushati po ashtu. Edi Paloka dhe të tjerët janë me eksperiencë. Përballë kanë ujq të vjetër të PS.

Arjon Sula: këta tre emrat sot tregojnë si do jenë dhe të tjerët, jam i zhgënjyer. Spaho vjen nga 2017 ku pati humbje të thellë. Mziu është fushatist i lindur por jo në Dibër.

Mark Marku, ka konflikt interesi profesori me komisionin ku është. .Ku janë politikanët e rinjë, mjekët etj. Është listë e mbyllur. S’ka logjikë politike lista.

Enton Abilekaj: Spaho mund të jetë aset në qeverisje po s’mund të jetë në terren për të mbledhur vota. Mziu është i konsumuar, kurse të tjerët janë të rinj.

PD është shumë vonë në krahasim me PS, kemi një ferrari dhe një karrocë që do garojë në 25 prillit.

Grida Duma: është testa nera ferrari i PS, kokë e zezë që po ka ecur e vërtetë, me një darkë në Dubai, ku kryetarë qarqesh hanin ne Dubai. Emrat nuk janë mbyllur akoma. Mziu nuk është konfirmuar atje zyrtarisht them.

Top Channel