Aksident në Tiranë/ Njëri nga drejtuesit me 2 të mitur në makinë, plagosen 3 persona

18/01/2021 20:02
Foto ilustruese

Një aksident mes dy mjetesh me 3 të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Llambi Bonata” në Tiranë.

Janë përfshirë në përplasje ​mjeti me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjerë të miturit me iniciale M.H dhe G.H. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit lehtë ndodhen në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues ​ A. Ç me ​ ​ mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel