Akademia KULT ia doli të kurorëzojë, ashtu si prej pesëmbëdhjetë vitesh rresht fituesit e edicionit të 16 të Çmimeve “KULT”, të vetmet çmime kombëtare vjetore që përfshijnë gjithë spektrin e artit dhe kulturës shqiptare, pavarësisht vështirësive që pandemia e covid-19 solli.

Juria e Nderit e Akademisë KULT, e përbërë nga 184 anëtarë, përmes një platforme online të krijuar enkas për Çmimet “KULT 2020”, ka bërë përzgjedhjen e saj mes qindra e qindra botimeve, shfaqjeve, ekspozitave, koncerteve e festivaleve të sjella përgjatë gjithë vitit 2019 duke nominuar fillimisht 6 artistët më të vlerësuar në secilën prej 11 kategorive të çmimeve: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktorja e Vitit, Aktori i Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Edhe pse Mbrëmja Gala me tapetin e kuq e të ftuarit specialë munguan, këto Çmime padyshim do të vendosin një gur tjetër kilometrik vlerash në historinë moderne të artit dhe kulturës shqiptare.

Motoja e Akademisë KULT “Honos Alit Artes” rikthehet çdo vit për të promovuar, në sytë e publikut mbarëshqiptar, krijimet dhe interpretimet më të arrira si edhe për të shërbyer si një stimul gjithnjë e më i fuqishëm për të gjithë komunitetin aktiv të artistëve dhe krijuesve.

“E Bukura do ta shpëtojë Botën!”, ka shkruar Dostojevski. Dhe ja kush janë fituesit e Çmimeve “KULT” 2020:

KENGA E VITIT

MARSELA ÇIBUKAJ – “THËRRIME DASHURIE”

INTERPRETUESI LIRIK I VITIT

IVANA HOXHA – AZUCENA tek opera “TROVATORE”

BALERINI/A I/E VITIT

LORI BALA dhe ROVENA SHQEVI – BALETI “ANNUNCIATION” NGA ANGJELIN PRELJOCAJ

INSTRUMENTISTI I VITIT

KLAJDI SAHATÇI – VIOLINË, MENDELSON & BRAMS, KONCERT ME ORKESTRËN SIMFONIKE TË RTSH

AKTORJA E VITIT

EMA ANDREA – LJUBOV ANDREJEVNA tek “KOPSHTI I QERSHIVE”

AKTORI I VITIT

INDRIT ÇOBANI – BELIZE’ tek “ENGJËJT E AMERIKËS”

REGJIA E VITIT

ARBEN KUMBARO – “ENGJËJT E AMERIKËS”

LIBRI ARTISTIK I VITIT

TOM KUKA – me romanin “ORA E LIGË”

LIBRI STUDIMOR I VITIT

ARTAN FUGA – “SHOQËRIA PIRAMIDALE”

PËRKTHIMI I VITIT

MIRA MEKSI – “100 VJET VETMI” të MIGUEL GARCIA MARKEZ

ARTISTI PAMOR I VITIT

GAZMEND LEKA – PIKTURË, EKSPOZITA “DHOMA E HAPAVE TË HUMBUR”

Top Channel