Milan rimori i vetëm kryesimin e kampionatit italian të futbollit pas nëj fitoreje bindëse në transfertën ndaj Kaljarit e cila u mbyll 0-2.

Kuqezinjtë që këtë sezon si asnjëherë tjetër po dominojnë në Serinë A, kompetuan misionin në ishullin e Sardenjës falë dy golave të futbollistit më influencues, Zllatan Ibrahimoviç.

Bomberi me origjinë boshnjake fitoi një penallti në minutën e 5 që më pas e konvertoi në gol në kuadratin e portierit Kranjo, duke prishur ekuilibrat. Në fraksionin e parë u regjistrua dhe një shtyllë nga Kalabria.

Ky i fundit shpiku një asist për Ibrahimovic që u kthye në gol pas pushimit, por për ta ligjëruar duhej një verifikim në sistemin VAR, që erdhi shpejt. Shifrat nuk ndryshuan më dhe Milan shkëputet me 3 pikë në krye.

Me rrjetat e firmosura kundër Kaljarit, Zllatan Ibrahimovic arriti një tjetër rekord. Bomberi suedez ka shënuar cdo vit duke nisur 1999, praktikisht 23 sezone radhazi me magjinë e tij përmes golave.

Top Channel