Sondazhet e zgjedhjeve në TCH/ Televizioni kontratë me kompaninë IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në SHBA

18/01/2021 19:35

Sondazhet e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i ndiqni në Top Channel. Televizioni ka lidhur kontratë me kompaninë e njohur të sondazheve IPSOS, që mbuloi edhe zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet do të jenë çdo muaj, ndërsa më të shpeshta në javët para zgjedhjeve dhe do të bëhen publike në emisionin “Open”.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në botë. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve me prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.

IPSOS e shohim si partner të Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Boteëror etj për sondazhe dhe hulumtime si: Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Në garën e fundit mes Donald Trump dhe Joe Biden, një sondazh i Reuters i realizuar nga IPSOS rreth 2 muaj para zgjedhjeve e vendoste kandidatin demokrat për president Joe Biden në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12 për qind. Sondazhi i kryer midis 3 dhe 8 shtatorit zbuloi se 52 për qind e atyre që kishte të ngjarë të shkonin në qendrat e votimit do të mbështesin Biden, ndërsa 40 për qind do të mbështesin presidentin në detyrë.

Ndërsa në një tjetër sondazh të publikuar pak ditë më parë, thuhet se shumica e amerikanëve besojnë se Donald Trump duhet të hiqet nga pushteti para se Joe Biden të betohet se do ta zëvendësojë atë.

IPSOS është themeluar nga Didier Truchot në Paris, Francë në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij.

Në vitet 1983 – 1989, Ipsos bëhet numri i 5 në Francë.

Ndërsa në vitit 1990 – 1998 kompania zgjerohet në Europë dhe në Amerikë.
Në 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe Listohet në bursën e Parisit.

Tashmë Qendra Shkencore e IPSOS është një skuadër me të dhëna shkencore të klasit botëror, që bazohet tek statistikat dhe shkenca e kompjutrave.
Në faqen zyrtare te kompanisë thuhet: në IPSOS ne besojmë se klientët tanë kanë nevojë për më shumë sesa një furnizues të të dhënave, ata kanë nevojë për një partner i cili mund të prodhojë informacion të saktë dhe të rëndësishëm dhe t’i kthejë ato në një të vërtetë të veprueshme.

Top Channel