14:11
Sezon turistik i sigurt, Manastirliu: Hapim 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe
Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Ka nisur edhe programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt.