Pandemia, fermerët në vështirësi/ Nuk kanë mundësi të paguajnë as sigurimet shoqërore

11/09/2020 12:12

Pandemia ka nxjerrë nga skema e sigurimëve 19.057 fermerë, nga 43.418 që janë të regjistruar në të gjithë Shqipërinë.

Shërbet Harizi, para 7 vitesh la Greqinë për të punuar tokën e tij në fshati Veski. Ai ka zgjedhur që në dy serat e tij të kultivojë domaten e vogël, por fatkeqësisht këtë vit ky prodhim nuk gjetur treg, kjo serë sipas Sherbetit duhej të ishte boshatisur që në muaj gusht. Mungesa e tregut tkurri xhepat e e fermerit, për këtë vit ai thotë që nuk do t’i paguaj sigurimet shoqërore.

Ndërkohë sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, qeveria duhet të mendojë një zgjidhje për fermerët e vendit.

Fermeri i zonave malore paguan 29.400 mijë lek të reja sigurime shoqërore. Ndërsa fermeri i zonave fushore duhet të paguaj 38.400 lekë të reja në vit. Kjo shumë për vitin 2020 duket se për fermerin shqiptarë është tepër e lartë.

Izolimi që solli pandemia solli efekte negative në bujqësinë vendase. Sipas fermerëve mbyllja e bareve,restoranteve dhe anulimi i dasmave bëri që prodhimet bujqësorë të përballeshin me mungesën e tregut.

Rudina Muça

Top Channel