Deputeti i Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, ka propozuar qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.

 

Kështu ka njoftuar deputeti Jacobsson përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se ky propozim ka ardhur si rezultat i punës që kanë bërë javën që shkoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam nominuar Qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, për punën e tyre për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë blloqe të rëndësishme në ndërtimin e paqes”, ka shkruar Jacobsson.

Top Channel