“Open” në Top Channel i gazetares Eni Vasili ia dedikoi emisionin e së enjtes, debateve për kufirin detar me Greqinë, nga ku përmes një lidhjeje direkte, kryeministri Edi Rama dha qëndrimin zyrtar për këtë çështje.

“12 miljet dhe marrëveshja nuk qëndrojnë bashkë. O ka 12 milje dhe s’ka marrëveshje o ka marrëveshje se s’ka dot 12 milje. Nëse Greqia do të mund të zgjerojë 12 milje thjesht duke ushtruar atë të drejtë në raport me Shqipërinë, në raport me Italinë, këtë gjë mund ta bëjë dhe e ka bërë faktikisht, por në raport me Shqipërinë nëse do të mund të zgjerojë kështu se po bëhet një deklaratë dhe po ushtroj këtë të drejtë do ta kishte bërë me kohë dhe s’kishte nevojë të bënte marrëveshje këtu as me qeverinë e mëparshme dhe as të priste të bënte marrëveshje me ne”, u shpreh Rama.

Një marrëveshje e mundshme tha kryeministri nuk është një ekskluzivitet i  qeverisë.

“Një marrëveshje ka firmë ka vulë, ka datë, ndërsa kjo marrëveshje nuk ka një firmë një vulë e një datë se mund të bëjë një grup negociator një marrëveshje me një firmë me një vulë e datë, por ajo marrëveshje vjen në qeveri nga qeveria, shkon në parlament nga parlamenti, shkon ke presidenti. Presidenti aktual ka thënë që do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në të gjithë këtë proces kjo nuk është si kamionat që kalonin doganën natën kur ishte drejtor dogane ai shpëtimtari i flamurit kombëtar që ka dalë tani dhe po mbron detin nga Greqia”, shtoi kryeministri.

 

Top Channel