Përshkallëzohet konflikti në Ngushticën e Hormuzit, Irani hakmerret duke sulmuar disa anije pas operacionit të SHBA
Një gjyshe që besohet të jetë një nga pacientet që ka qëndruar më së gjati në një spital në Britani duke u shëruar nga COVID-19, më në fund është liruar – pasi iu nevojitën plotë 135 ditë për ta fituar betejën kundër coronavirusit.
Paula McCarten është larguar nga spitali i Bradfordit gjatë të enjtes, ku me duartrokitje u përcoll nga stafi që për pesë muaj e ndihmuan të tejkalojë krizën e Covid-19..
Ajo fillimisht i kishte kaluar mbi 100 ditë në gjendje pothuajse kome, ku më pas u transferua në repart tjetër – dhe për këtë besohet të jetë një nga pacientet që qëndroi më së gjati në spitalet e Britanisë.
57-vjeçarja u shoqërua nga familjarët dhe stafi i spitalit Bradford, të cilët i shpëtuan jetën dhe ishin të lumtur që edhe një paciente i mbijetoi më të keqes.
Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të spitalit, kanë qëndruar në radhë duke e duartrokitur derisa ajo po largohej me lot në sy nga emocione.
Top Channel