Gruaja vret shoqen duke e shtyrë nga shkallët pas sherrit për pushimet në Marok

11/09/2020 17:10

Një grua në Britani është burgosur dje për 13 vjet pasi vrau ish-shoqen e saj duke e shtyrë nga shkallët, pas sherrit për pushimet e anulluara në Marok.

Rosalind Gray i detyrohej 200 paundë shoqes së saj Linda Rainey, pas anullimit të udhëtimit të tyre drejt Marrakesh prej ngatërrimit të fluturimeve.

Dy meso-gratë kishin debatuar me mesazhe të ashpra me njëra-tjetrën ku Rainey, 60 vjeçarja i kishte kërkuar paratë e saj dhe e kishte quajtur 56-vjecaren Gray “plakë e keqe qesharake”.

Ato vazhduan debatin kur u takuan rastësisht në shtëpinë e mikut të tyre të përbashkët Adrian Lawrence, 54 vjeç në Norfolk, në lindje të Britanisë, ku ndodhi ngjarja.

Në gjyq u tha se gjatë debatit Gray kishte shtyrë zonjën Rainey në gjoks teksa ishin në mes të shkallëve dhe ajo kishte rënë së prapthi në fund të shkallëve me një plagë fatale në tru.

Nëna e pesë fëmijëve vdiq dy ditë më vonë në 7 gusht, pa u përmendur asnjëherë pas incidentit.

Gray pretendonte se vdekja ishte një aksident dhe ishte përpjekur të influenconte një dëshmitare, Emma Walker e cila kishte qenë në vendngjarje.
Gray i shpëtoi dënimit për vrasje por u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe tentativë të ndryshimti të rrugës së drejtësisë.

Edhe i zoti i shtepise Lawrence u burgos per 38 muaj per tentative te ndryshimit tw kursit te drejtesise.

Gray kishte shtatë dënime të mëparshme për 25 shkelje si zjarrvënie, për të cilën ishte dënuar me 10 muaj burg në 2010.
Gjykatësi tha se Gray ishte “tërësisht përgjegjëse” për vdekjen e Rainey dhe insistonte se shtyrja që ajo i dha ishte një rrezik i madh për jetën.

FOTO GALERI
1/4
Viktima Linda Rainey

Top Channel