Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kërkoi edhe 35 miliardë dollarë të tjerë, përfshirë 15 miliardë gjatë tre muajve të ardhshëm, për programin “ACT Accelerator” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili mbështet zhvillimin, trajtimin dhe diagnostikimin e COVID-19.

Tre miliardë dollarë janë mbledhur deri më tani, tha Guterres në takimin virtual të klëshillit përgjegjës për programin. Kaq para janë thjesht thërrmija, dhe përbëjnë më pak se 10% të shumës që sipas Guterrez, i nevojitet OBSH-së për programin që duhet të kthehet në një mekanizëm përshpejtimi të zhvillimit të vaksinave dhe trajtimeve kundër Covid 19.

Mbështetja e deritanishme financiare është shumë prapa objektivit teksa qeveritë duke përfshirë vetë Bashkimin Europian, Britaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, janë duke arritur marrëveshje dypalëshe.

OBSH është kundër marrëveshjeve të tilla dhe atij që e quan “nacionalizëm vaksinash”, pasi pretendon se përpjekje të tilla duhet t`i drejtojë ajo se përpjekjet individuale për arritjen e vaksinave dhe mjekimit mund të “kompromentonin qasjen e barabartë dhe të pengonin përparimin për të gjithë vendet”.

Top Channel